You are using an outdated browser. For a faster, safer browsing experience, upgrade for free today.

MirëseviniNë hotelin tonë


Hotel Theranda për herë të parë punën e filloi në vitin 1964, ndërsa objekti u renovua tërësisht në vitin 1981. Pas pauzës së privatizimit objekti u renovua sërish dhe filloi punën më 28, Nëntor 2012 Hoteli është i vendosur në qendër të qytetit të Prizrenit, qytet i lashtë Muze me thesar të pasur kulturor. Hotel Theranda kufizohet me kalanë e vjetër, Lidhjen e Prizrenit, Xhaminë e Sinan Pashës, Hamamin, Urën e Gurit si dhe Lumbardhin i cili përshkon përmes qytetit.

Hotel Theranda ofron akomodim me dhoma elegante,shërbime për takime,punëtori dhe restaurant me terracen e rrethuar me pamjen më të bukur të qytetit. Hoteli posedon 90 dhoma prej tyre Suita , dhoma teke, dyshe, dopio, treshe dhe katërshe gjithashtu 3 salla konferencash me kapacitet deri në 300 ulëse dhe një sallë luksoze për ahengje të ndryshme.